Që kur vendosi të largohet nga ekrani, Ledion Liço e pa të arsyeshme të mbyllë edhe instagramin e tij, duke preferuar të mbajë një profil të ulët publik.
Ndërsa Liço vijon t’i mungojë ekranit, por dhe instagramit bashkëshortja e tij Sara Hoxha sapo postoi një foto të çiftit në instagramin e saj.
Tashmë prindër të dy djemve Ledioni dhe Sara duket se janë bërë edhe më të hijshëm me kalimin e viteve dhe në këtë foto babi dhe mami i London dhe Roman janë kaq tërheqës.
Sakaq nuk dihet ende nëse moderatori do të vendosë të rikthehet sërish në ekran, ndonëse së fundmi ka patur zëra se Ledion Liço mund të jetë drejtuesi i ri i Top Channel.