Qeveria shqiptare vendosi sot të mbyllë klubet e natës, si dhe të ndalojë muzikën në çdo ambient tjetër, të hapur apo të mbyllur, pas orës 20:00.
Ndaj këtij vendimi kanë reaguar shumë këngëtarë, por edhe personazhe të njohur të shoëbizz-it shqiptar, duke e kundërshtuar publikisht.
Një protestë me sloganin “Muzika nuk vret”, nga organizues të panjohur është thirrur sot në orën 20:00 përpara Kryeministrisë. Në të janë ftuar të marrin pjesë këngëtarë, kantautorë, instrumentisë por edhe punonjës si kamarierë apo banakierë që preken nga ky vendim.
Posteri i protestës: