Mustafi: Këtu në Angli, më kanë kritikuar shumë

0
Gjigandi

Mbrojtësi me origjinë shqiptare i Arsenalit, Shkodran Mustafi, duket se do të largohet nga “Topçinjtë”. 

I ardhur nga ekipi i Valencias për plot 35 milion euro, Mustafi nuk arriti për asnjë moment të fitojë tifozët dhe është kritikuar tepër. Durimi i tij, ka shkuar drejt fundit dhe një rikthim në Bundesliga, duket si mundësia më reale, gjë që e ka pranuar dhe vetë mbrojtësi me nënshtetësi gjermane.

“Është e vështirë që në këtë moment të flitet për merkato, pasi askush nuk e ka të qartë si dhe çfarë do të ndodhë. Bundesliga gjithmonë më ka interesuar, është rritur shumë vitet e fundit. Atje është shtëpia ime. Bundesliga ka treguar se çdo situatë di ta menaxhojë mirë, përfshirë dhe pandeminë.

Këtu në Angli, më kanë kritikuar shumë, është e habitshme kur shikoni miliona fansa që të ofendojnë në rrjetet sociale. Kur i lexon disa gjëra, të dhemb shumë, por si atlet profesionist, duhet t’i lëmë mënjanë këto dhe të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha mes të tjerash Mustafi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu