Derbi në pandemi

0
Gjigandi

Derbi në kohë pandemie ka edhe në Itali, ku Lacio dhe Roma është një nga përplasjet më të zjarrta në Europë. Skuadra e drejtuar nga Inzaghi ka ndërruar rolet me ekipin tjetër të kryeqytetit, pasi ndryshe nga vitet e fundit, ndodhen në vendin e dytë dhe me shpresa të mëdha për fituar Skudeton.

Vetëm një pikë e ndan nga Juventusi dhe për këtë arsye mbyllja e kampionatit në tavolinë e tremb shumë presidentin e Lacios, Lotiton. Ky i fundit së bashku me Taren kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të stërvitjes, që ndeshjet dhe sezoni të mbyllet në fushën e lojës.

Nga ana tjetër “Curva Sud” e Romës është revoltuar dhe ka dalë me pankarta në rrugë. Ata kërkojnë mbylljen e menjëhershme të sezonit, ku kuptohet qartë se nuk duan të shohin rivalët e tyre teksa luftojnë për titullin kampion apo edhe më e keqja, nëse e fitojnë atë.

“Italia është në emergjencë totale, ky kampionat duhet të ndalet. Ne nuk jemi të ndërgjegjshëm për interesat tuaja, futbolli nuk i kthen vdekjet. Ky është mentaliteti ynë, futbolli mbaron këtu. Ka nga ata që vdesin dhe ka nga ata që fitojnë para, mbylleni Serinë A”, kanë qenë mesazhet e shpërndara prej tyre. Por sa do të mbanin këtë qendrim nëse Roma nuk do të zhgënjente në këtë sezon? Kjo ngre pikëpyetje të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu