Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, duket se nuk është i kënaqur me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Munishi, i cili me skuadrën e tij prijnë Superligën e Kosovës, është shprehur se KE ka rënë në kontradiktë me Ministrinë e Shëndetësisë, duke insistuar se hapat për rikthimin janë të nxituar.
Por, trajneri duket të mos e ketë lexuar tërësisht njoftimin e FFK, pasi Komiteti Ekzekutiv ka thënë që duhet biseduar me autoritetet shëndetësore, në mënyrë që më 24 maj të dërgojnë propozimin në UEFA.
Trajneri i skuadrës nga Theranda sikur shpreson për një titull kampioni në tavolinë, ashtu siç iu dha PSG-së. Munishi thotë se duhet ndjekur shembulli i Malit të Zi, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore dhe mos të nxitohet.
Ndër të tjerash, Munishi aludon se FFK po punon me ndonjë plan për t’ia privuar skuadrës së tij titullin e kampionit. “Shpresoj që qëllimet e juaja të jenë fisnike”, thotë ndër të tjerash Munishi në reagimin e tij.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Ismet Munishit, të papërmirësuar.
E pershendes vendimin e Komitetit Ekzekutiv pran Ffk qe me qdo kusht te filloj kampionati. Por nuk e di daten e fillimit te stervitjeve dhe kur fillon kampionati sepse datat e juaja binë ne kontradikte me ligjet nga Ministria e Shendetsisë. Ju lutem juve qe e dini kur perfundon pandemia te na tregoni edhe neve se na ka zenë meraku ta dimë por edhe duhet te hartojmë nje plan te stervitjes . Po shoh qe keni deshirë te flakt te fillohet me qdo kusht nese ne Kosove nuk ka mundesi atëher te shkojmë ne Bellorusi te luajme . Deri sa federatat e rajonit nuk marrin vendime te ngutshme të votohet unanimishte per fillimin e kampionatit sikurse ju , ku gjendja ne Mal te zi , Shqiperi e Maqedoni eshte me stabile se te ne . A thua qka ju motivon juve kaq shumë që të fillohet me qdo kusht? Shpresoj që qellimet e juaja të jenë fisnike. Ne Fc Ballkani do të jemi të gatshem kur te doni dhe ku të doni , vetem tregone lokacionin. Me respekt Ismet Munishi