Mungon avokati Haxhia shtyhet seanca për biznesmenin e bananeve, Arbër Çekaj – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Shtyhet seanca për Arbër Çekaj, biznesmenin e akuzuar për trafikun e 613 kg kokainë nga Ekuadori që u kapën në Maminas në një kontejner me banane.     Sot pritej që prokuroria të lexonte konkluzionet dhe të jepte pretencën për Çekaj por për shkak të mungesës së avokatit Maks Haxhia, i cili ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital, seanca është shtyrë.     Ka qenë vetë Çekaj që e ka kërkuar këtë gjë, duke thënë se avokati Haxhia e ka ndjekur çështjen prej fillimit dhe nuk mund të marrë avokat tjetër.       “Maks Haxhia e ka ndjekur çështjen prej fillimit. Për momentin nuk mund të marr avokat tjetër”, ka deklaruar Çekaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu