I dergonte mesazhe pa fund koleges, ndalohet gazetari Sadik Sejdinaj

0
Gjigandi

Një gazetar 26 vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia. Shtetasi Sadik Sejdinaj, ishte në kërkim pasi me anë të telefonit ka kanosur kolegen e tij, shtetasen me iniciale A.T. “Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T,” thuhet në njoftimin e policisë. Sejdinaj është gazetar i disa mediave online. 26-vjeçari ndodhet në komisariatin nr.4 në Tiranë pas denoncimit të gazetares. Njoftimi zyrtar:Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim: S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër. Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T. Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu