Mozzik ka vendosur të rikthehet sërish në ekran, por këtë herë si i ftuar në një program të njohur televiziv. Mbrëmjen e sotme ai është i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” dhe për herë të parë ka folur për Loredanën pas ndarjes.I pyetur se sa është numri i lidhjeve serioze që ka pasur, ai ka treguar se ka pasur vetëm një. “Kam pasur vetëm një dhe ajo është nëna e vajzës time, Loredana”, është shprehur reperi. Me këtë deklaratë ai tregon se Loredana është dashuria e vetme dhe me siguri vazhdon ta dojë pavarësisht ndarjes. Në fund ai shtoi se për momentin është i qetë dhr i lumtur pavarësisht ulje-ngritjeve të kohëve të fundit. Kujtojmë se në njoftimin e ndarjes Loredana e la të hapur mundësinë e një rikthimi.