Mourinho: Kam qarë vetëm një herë në karrierën time

0
Gjigandi

Jose Mourinho, në një intervistë të gjatë dhënë për “Marca”ka zbuluar shumë gjëra. Një nga më pikantet është se kur për herë të parë ka qarë pas një ndeshjeje futbollit. Ka ndodhur në vitin 2012, pas gjysmëfinales së Champions League.

Portugezi drejtonte atëherë skuadrën e Real Madrid dhe u eliminuan nga Bayern Munich, që u tregua më i saktë nga gjuajtja e 11 metërshve. Mourinho tregon se së bashku me ndihmësin e tij kishin shpërthyer në lot në makinë.

“Nata kur u eliminuam nga Champions League prej Bayern Munich ka qenë e vetmja ku unë kam qarë pas një humbjeje. Bashkë më Karanka po qanim në makinë. Ishte me të vërtetë e vështirë, pasi ne ishim ekipi më i mirë në Europë”, shprehet Mourinho.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu