Motorola sjell modelin e ri të telefonit, Moto E LE

0
Gjigandi

Motorola është duke punuar në një model të ri të telefonit, të quajtur Moto E LE, dhe tani janë shfaqur renderët e parë të pajisjes. Moto E LE ka një pikë në pjesën e sipërme të ekranit, dy kamera dhe një sipërfaqe të sheshtë në anën e pasme.

Në pjesën e epërme të kornizës është një port për kufje, ndërsa në fund është një lidhës për USB Type C dhe mikrofoni. Moto E LE pritet të shërbejë si pasardhësi i modelit të vitit të kaluar Moto E6 Plus.

Karakteristikat kryesore të pajisjes nga Motorola, modelit të ri të quajtur Moto E LE janë gjithashtu të njohura, dhe ato përfshijnë një processor të Snapdragon, variantin 632, ekranin 1520 x 720p dhe baterinë me 3550mAh.

Pajisja ka dimensionet prej 159.77 x 76.25 x 8.65 mm, do të bazohet në Android 10, dhe çmimi i pritur i pajisjes është rreth 150 dollarë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu