Moti ndryshon sërish, stuhi dhe ulje temperaturash | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Moti ndryshon sërish. IGJEUM paralajmëroi reshje të dobëta lokale në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Vlorën gjatë pasdites së kësaj të mërkure.

Ndërkohë duke filluar nga nesër (e enjte, 3 tetor 2019) priten reshje në të gjithë vendin.
Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në mbrëmjen e datës 3 tetor 2019 dhe pjesa e parë e ditës në vazhdim 4 tetor 2019, mund të shfaqen përmbytje të vogla lokale me afat të shkurtër.
Në zonat urbane problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 17 / 25 °C
-në vendet e ulëta: 15 / 27 °C
-në vendet malore: 10 / 21 °C.
Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu