Moti i keq ne Itali, nje i vdekur dhe dy te zhdukur – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Vala e motit të keq që ka përfshirë rajonin e Ligurias që prej ditës së djeshme ka shkaktuar dëme të mëdha. Në zonën e Alessandria është shënuar viktima e parë, një burrë me profesion taksist, dy persona të moshuar rezultojnë të zhdukur dhe mbi njëqind janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre. Zonat më të prekura janë Ovadese, Gavese dhe Novela. Trenat ne linjës Genova-Torino-Milano kanë ndërprera punën dhe shumë ura janë mbyllur. Në Liguria vetëm në harkun kohor të 24 orëve kanë rënë 300 milimetër shi. Piemonte është rajoni më i prekur nga vala e motit të keq. Kujtesa e banorëve shkon në vitin 1994 kur gjysma e rajonit u përmbyt dhe pati 70 të vdekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu