Mjeku shqiptar: Infektimi s’ndodh as në mjedise të hapura as në plazh

0
Gjigandi

Pavarësisht situatës serioze prej Covid-19 në vend, njerëzit nuk rrezikojnë të infektohen nga virusi as në vende të hapura dhe as në plazhe. Gjatë një interviste , mjeku Genc Sulçebe, është shprehur se rreziku vijon të qëndrojë në ambientet e mbyllura.

Sipas Sulçebe, efektiviteti i virusit është ende i lartë, por rreziku më i madh i infektimit nuk ndodh në ambiente të hapura apo në plazhe. Ndonëse prisnin që virusi të sillej ndryshe me ardhjen e temperaturave të nxehta, ndodhi e kundërta.

“Është e vërtetë që të gjithë viruset sezonale janë të shprehur në periudha të ftohta. Ndërsa në të nxehtë zhduken, e njëjta gjë pritej dhe me Covid-in , por kjo gjë nuk u vërtetua. Kjo mesa duket tregon se kemi të bëjmë me një virus që efektiviteti i tij është i lartë.

Pra ka një qëndrueshmëri me sa duket më të lartë. Por duhet të dimë se infektimi nuk ndodh në rrugë, në plazh, por ndodh në ambiente të mbyllura, të cilat në verë janë me ajër të kondicionuar. Nuk besoj se nëse dalim sot në  35 gradë rrezikojmë, por në ambiente të mbyllura rreziku është më i madh.”

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend rezultuan pozitivë 119 raste të reja më Covid-19 ndërsa 4 të tjerë humbën jetën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu