Ministrja Dumoshi inspektoi investimet që MKRS-ja po bën në Prizren

0
Gjigandi

Në vazhdën e vizitës në Prizren, sipas agjendës së paraparë, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka vizituar lokacionin ku do të ndërtohet fusha sportive në Lubinjë të Epërme të Prizrenit, bashkë me ministren Emilija Rexhepi e kryetarin Mytaher Haskuka.

Ministrja Dumoshi tha se bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së kanë dalë në vend të ngjarjes për të parë vendin se ku ministria do të investojë një projekt infrastrukturor sporti në këtë fshat që ka një pozitë dhe veçantitë e tij, ku jetojnë kryesisht banorë të komunitetit boshnjak.

“Ky fshat i ka diku 3 mijë banorë dhe pozita e tij i ka specifikat e veta e investimi i ministrisë këtu është me rëndësi. Momentalisht jemi këtu për të parë vendin që do të investojmë një fushë sportive, do ta shohim projektin dhe të vendosim menjëherë pikat këtu në fshatin Lubinjë”, tha ministrja.

Ndërsa, ministrja Emilija Rexhepi, tha se është mirë të investohet në këtë fshat që ka edhe shumë të rinj që merren me sport.

Më pas, ministret Dumoshi e Rexhepi si dhe kryetari i Prizrenit Haskuka, qëndruan edhe në fshatin Mushnikovë, ku ministria do të investojë 50 mijë euro në dy fusha sportive, njëra për basketboll e tjetra për futsall, projekte këto në kuadër të plotësimit hapësirave të reja për aktivitete sportive në Komunën e Prizrenit.

RonaTyra

Ministrja Dumoshi tha se pas planit të bërë nga inxhinierët e ministrisë dhe komunës do të fillojnë këto projekte. “Këtu jemi në Mushnikovë për të investuar në dy fusha sportive, infrastruktura bazike veç është. Shumë shpejtë do të merremi me rregullimin për basketboll dhe futsall, në tribuna në dysheme si dhe rrethojën”.

E më pas, ministrja Vlora Dumoshi vazhdoi vizitën në inspektimin e punimeve në Pishinën Olimpike dhe në Stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi”, me ç’rast ministrja tha se për këtë vit janë paraparë nga 500 mijë euro për secilin projekt për vazhdimin e punimeve.

Ministrja Dumoshi vlerësoi se projekti i pishinës është shumë i rëndësishëm jo vetëm për komunën por se do të nevojitet edhe për garat ndërkombëtare. Ndërkaq, gjatë inspektimit në stadium ministrja takoi edhe disa prej përfaqësuesve dhe futbollistëve të klubit të futbollit “Liria”.

Më pas, ministrja inspektoi punimet që po realizohen në ndërtimin e stadiumit të Zhurit, projekt i cili është investim i MKRS-së.

Në fund të vizitës së sotme, ministrja Dumoshi në zyrën e MKRS-së në Prizren, takoi udhëheqësit e Dokufestit, me të cilët diskutoi për planet e tyre të sivjetme dhe për mbështetjen e bashkëpunimin që ministria ka me këtë festival të rëndësishëm tashmë me renome ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu