Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon homologun grek: Të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin

0
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon homologun grek: Të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin
Gjigandi

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi u prit në një takim nga homologu grek Nikolaos Panagiotopoulos, një ditë pasi Athina zyrtare iu përgjigj pozitivishtë kërkesës së Shqipërisë për të dërguar një avion për shuarjen e zjarreve në Sazan.  

Në një njoftim në rrjetet sociale, Peleshi u shpreh se të dy vendet anëtare të NATO-s janë të gatshme të zgjerojnë dhe intensifikojnë më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, bashkëpunimi pritet të fokusohet në edukimin ushtarak shëndetësi, stërvitjet e përbashkëta si dhe angazhimet në rajonin e Ballkanit si në rastin e KFOR.

Peleshi ka shpërndarë edhe një video nga takimi. /abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu