Shqipëria përdori për herë të parë dronin për monitorimin e zjarreve

0
Shqipëria përdori për herë të parë dronin për monitorimin e zjarreve
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se për herë të parë është përdorur një dron “PUMA RQ-20B” për monitorimin e zjarreve në ishullin e Sazanit.

“Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit “PUMA RQ-20B”, për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.

Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin gjen. Arben Kingji”, shkruan Peleshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu