Ministri Abrashi, takoi kryetarin e Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës

0
Gjigandi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të enjten (23.07.2020) ka pritur një delegacion të Shoqatës së Transportit Rrugor të kryesuar nga Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK).

Ministri Abrashi tha se do të gjejnë modalitete me përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor, për t’iu dalë në ndihmë në çdo aspekt, duke punuar bashkë për ta gjetur një zgjidhje.

Ministri Abrashi kërkoi nga transportuesit ta vazhdojnë punën, duke i siguruar se mbështetja e institucioneve të Kosovës nuk do të mungojë.

Ruzhdi Kurtishaj,  kryetar i Kuvendit në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK)y tha se sektori i transportit rrugor si njëra ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës po përballet me probleme financiare për shkak të pandemisë.

“Ne si sektor jemi në gjendje të rëndë financiare për shkak të pandenisë janë rrezikuar të mbesin pa punë 10 mijë punëtorë, janë 2 mijë autobus që janë duke qëndruar nëpër garazha dhe rrezikohen të falimentojnë 500 biznese” tha Kurtishaj.

RonaTyra

Sipas tij qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të ndërmarrë veprime konkrete për të dalë nga kriza që e ka kapluar sektorin e transportit rrugor.

“Ne kerkojmë mbështetjen e Ministrisë për të mbijetuar si biznese dhe për të mbajtur të punësuar stafin në menyrë që tash të ruajmë vendet e pune e në të ardhmen pas pandemisë të ringjenerojmë vende pune”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu