Boksieri legjendar Mike Tyson po stërvitet për t’u rikthyer së shpejti në ring për të zhvilluar disa ndeshje me nga 4 raunde për të mbledhur para për bamirësi, 15 vite pas ndeshjes së tij të fundit.
Tayson, i cili është kurorëzuar kampion në moshën 20 vjeçare, më i riu në histori, e ka marrë vendimin për t’u rikthyer sepse dëshiron të ndihmojë njerëzit e pastrehë dhe të varurit nga droga.
“Jam stërvitur dhe jam përpjekur të futem në ring. Dua të vij në formë dhe të jem në gjendje të bëj disa ndeshje me 3-4 raunde, për qëllime bamirësie.
Pra, disa ndeshje bamirësie, bëj ca para dhe ndihmoj të pastrehët dhe të varurit nga droga si puna ime,” tha Tyson në një dalje direkte në Instagram.