Mijëra protestues në Gjeorgji kërkojnë reforma zgjedhore

0
Gjigandi

Mijëra protestues në Gjeorgji kanë dalur në rrugët e kryeqytetit para Parlamentit në kundërshtim të mosmiratimit të reformave të reja zgjedhore nga ligjvënësit.

Protestuesit kanë mbajtur flamuj të NATO-s dhe Bashkimit Evropian derisa kanë dëgjuar fjalimet e liderëve opozitarë. Nuk është raportuar për dhunë dhe incidente të tjera.

Liderët opozitarë kanë tentuar të krijojnë një momentum me anë të presionit ndaj ligjvënësve për të tërhequr votën e disa ditëve më parë lidhur me reformat zgjedhore, që aktualisht funksionojnë me anë të përfaqësimit të pjesshëm.

Ky ndryshim ishte paraparë të ndodhë më 2024, por partitë opozitare kanë ngritur zërin duke theksuar se ky sistem favorizon partinë në pushtet.

Ky votim ka ngjallur kritika edhe nga Këshilli Evropian Parlamentar si dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tbilisi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu