Meta zblon ne letren per Venecian: Kriza politike drejt zgjidhjes nga te huajt – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar ne letren drejtuar presidentit te Komisionit te Venecias, se kriza politike ne Shqiperi ka hyre ne rrugen e zgjidhjes fale interesimit te partnereve nderkombetare.
“Nisur nga situata e paprecedentë ku ndodhet sot vendi im, ku asnjë prej institucioneve kushtetuese të sistemit gjyqësor që garantojnë kontrollin dhe balancën midis pushteteve nuk funksionon, si dhe në kushtet kur kriza e rëndë duket se po hyn drejt një zgjidhjeje falë investimit të autoriteteve më të larta të vendeve partnere kryesore europiane, do të kërkoja që shqyrtimi i kësaj çështjeje të marrë vëmendjen më të plotë të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias”, shkruan Meta.

Ai thekson se institucioni i Presidentit i ka përcjellë më herët Venecias një material shterrues me fakte mbi çështjen objekt shqyrtimi. Ky material, komentet mbi projekt-opinionin dhe çështjet e parashtruara më sipër duhet të shqyrtohen në mënyrë të integruar dhe nga të gjithë anëtarët përpara dhënies së një opinioni përfundimtar. Presidenti i Republikës mbetet i hapur për sqarime të mëtejshme nëse do të konsiderohet e nevojshme nga ana juaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu