Transport i pasigurt per nxenesit e shkollave, policia gjobit 121 furgona – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia ka gjobitur 121 drejtues furgonash qe transportonin nxenes ne shkolla.
Ne njoftimin e policise thuhet se duke konsideruar mangësitë e gjetura në vazhdimësi nga kontrollet e mjeteve të transportit të specializuar, kryesisht për transportin e nxënësve parashkollor, si dhe rrezikshmërinë që mbart transporti i specializuar, Policia Rrugore e kryeqytetit para nisjes së sezonit të ri shkollor 2019 – 2020 ka apeluar për kujdes të shtuar, qoftë nga prindërit e fëmijëve që i transportojnë ata me mjetet e tyre private, ashtu edhe nga subjektet apo individet e certifikuar për transportin e specializuar, që të respektojnë me korrektësi kërkesat dhe kufizimet e ligjit gjatë transportit të nxënësve të gjitha moshave.

Në funksion të disiplinimit të transportit të specializuar dhe jo vetëm, si dhe parandalimit të ngjarjeve rrugore dhe pasojave që vijnë si rezultat i mangësive apo shkeljeve nga drejtuesit e mjeteve dhe personave përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë së fëmijëve gjatë transportit, rrugorët e kryeqytetit vetëm përgjatë kësaj jave, kanë verifikuar dhe ndëshkuar 121 drejtues mjetesh dhe autobuzësh, të cilët janë konstatuar se transportonin fëmijë të pasiguruar dhe të fiksuar me sistemet e fiksmit, sipas dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu