“Shqiptarët nuk pyesin çfarë thonë ambasadorët”/ Spaho sulmon Bashën: I neveritshëm

0
“Shqiptarët nuk pyesin çfarë thonë ambasadorët”/ Spaho sulmon Bashën: I neveritshëm
Gjigandi

Edmond Spaho nga Komisioni i Rithemelimit u shpreh se zgjedhjet e 6 marsit treguan që qytetarët shqiptarë nuk ndikohen nga deklaratat e ambasadorëve.

“Këto zgjedhje na ka nxjerrë leksionin që qytetarët shqiptarë kanë arritur të pika që nuk pyesin çfarë thonë ambasadorët, nuk është detyra e tyre të përcaktojnë detyrat brenda vendit dhe aq më tëper brenda një partie politike.”

Spaho nuk hezitoi të sulmonte kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se njerëzit kanë filluar të “neveriten” nga kokëfortësia e tij.

“Beteja tani fillon. Më vjen keq që e ka vënë veten në një pozicion kaq të palakmuar, njerëzit kanë filluar të ndiejnë neveri nga kjo lloj retorike, kokëfortësie. Ne themi politikan i ri dhe i shkolluar në Perëndim, por ky sikur e ka bërë shkollën në Penjan.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu