Presidenti Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Atasheun Ushtarak Italian, Kolonelin Fabio Cornacchia.
Meta shprehet ku vlerësim vjen si pasojë e kontributit të çmuar të tij në rritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të Forcave tona të Armatosura.
Meta: Në vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e çmuar në rritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të Forcave tona të Armatosura, për promovimin e palodhur të Shqipërisë, dhe rolin e veçantë të tij për forcimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera tradicionale dhe strategjike me Italinë mike, pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Atasheun Ushtarak Italian, Kolonelin Fabio Cornacchia.
Forcat e Armatosura shqiptare dhe ato italiane, duhet të rrisin edhe më tepër nivelin e bashkëpunimit midis tyre, në të gjitha fushat me interesit të përbashkët, për të qenë edhe më të fortë së bashku në kuadër të NATO-s ndaj sfidave që parashtron koha, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë.