Ndizet ‘zjarr’ sherri verbal, pas finales së Botërorit. Gruaja e Di Maria turpëron Rami: Mëso si të shënosh gola në finale…

0
Gjigandi

Argjentina fitoi Kupën e Botës në futboll, për herë të tretë në historinë e saj, më 18 dhjetor. 12 ditë më vonë, antagonizmi u largua nga fusha e lojës për të vazhduar në rrjetet sociale, siç dëshmohet nga përplasja mes Adil Ramit, kampion bote me Francën më 2018, dhe Ángel Di María, me të njëjtat “valenca” me Argjentinën në “Katar 2022”.

Argjentinasit dhe francezët kanë shkëmbyer fjalë qysh atëherë. Adil Rami, kampion me Francën në vitin 2018, kritikoi qëndrimin dhe festimet e ‘Dibu’ Martínez: “Mu*i më i madh në futboll, më i urryeri”. Një koment që nuk i ka pëlqyer mesfushorit-sulmues argjentinas, që u përgjigj shpejt. “Dibu është portieri më i mirë në botë, qaj diku tjetër”. Një “shuplakë” e Angel Di María, golashënuesit të parë në finalen e Botërorit 2022, të cilën Rami nuk e “kapërdiu” mirë.

Shumë shpejt erdhën replikat e mbrojtësit francez dhe lojtarit aktual të Troyes. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ku mund të shihni disa foto të Di Maria kur ka humbur, thuajse në lot, mbrojtësi francez ka bërë pyetjet ironike: “A do më mësosh të qaj o Angel?”

Epo, përgjigja nuk ka vonuar të vijë, edhe pse kësaj radhe çështjes i bashkohet një tjetër protagoniste, Jorgelina Cardoso. Partnerja e Di María iu përgjigj Adil Ramit me një tjetër postim në Instagram: “Angel mund të të mësojë të qash, ta trajtosh një grua si një zotëri dhe të shënosh gola në finale”.

RonaTyra

Një përgjigje që ishte në spanjisht dhe frëngjisht, kështu që nuk do të kishte asnjë dyshim për kuptimin e saj. Kjo përgjigje u shoqërua me disa tituj lajmesh me përgjigje për Ángel Di María apo çështje që kanë të bëjnë me francezin, në lidhje me akuzat e vitit 2019 nga Pamela Anderson, e cila tha se ish-i i saj Adil Rami “e ka torturuar fizikisht dhe emocionalisht”. Të gjitha për ta mbyllur me një frazë sarkastike: “Gëzuar vitin e ri gjeniu!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu