Meta: Marrja e Presidences sev BE nga Kroacia, mundesi e shtuar Shqiperise per çeljen e negociatave – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta e ka parë me shumë optimizëm për çeljen e negociatave të vendit, marrjen e Presidencës së BE nga Kroacia. Nga ky shtet ku ai po zhvillon një vizitë zyrtare, Meta ka shkruar sot në Fb: “Takim mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkovic mbi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe politike mes dy vendeve tona. Ndamë të njëjtin qëndrim se integrimi europian i Shqipërisë dhe rajonit, janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët.
Marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020. Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, do të marrë një shtysë të re me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Zagreb dhe ndërtimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian IAP”përfundon Meta.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu