Meta dekreton 4 ligje të Kuvendit: Ofrojnë lehtësime për qytetarët

0
Gjigandi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 4 ligjeve. Nëpërmjet një njoftimi nga Presidenca, Kreu i Shtetit shprehet se këto 4 ligje synojnë krijimin e lehtësirave për qytetarët e disa kategorive, në marrjen e shërbimeve.

Presidenti shprehet se  shtesat për ndryshimin e ligjit për letërnjoftimet elektronike që i referohen të moshuarve mbi 75 vjeç dhe po ashtu dhe shtyrja e vlefshmërisë deri në fund të 2020 për gjithë shqiptarët është një lehtësim.

Ligjet e dekretuara

1) Ligji nr. 87/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 10.06.2020 ‘Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, ‘Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë’, të ndryshuar’”

2) Ligji nr. 89/2020 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, ‘Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë’, të ndryshuar’”.

RonaTyra

Të dyja këto nisma, si shtyrja e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që u përfundon ky afat brenda vitit 2020, ashtu dhe lehtësimi nga detyrimi për shtetas të moshës mbi 75 vjeç për të rinovuar këtë dokument, përbëjnë një lehtësim më shumë për qytetarët në aplikimin dhe pajisjen me letërnjoftimin elektronik, veçanërisht në këtë periudhë pandemie, si dhe reduktojnë kostot për të moshuarit.

Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për të informuar qytetarët mbi këto lehtësi.

3) Ligji nr. 90/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr.46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë””.

Edhe kjo nismë, lehtëson aplikimet e operatorëve ekonomikë, duke mundësuar marrjen e licencave/autorizimeve dhe certifikatave që lëshohen nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve edhe përmes aplikimeve on- line.

4) Ligji nr.91/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme””.

Ky ligj ka shtyrë afatin për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri në 31 dhjetor 2020. 
Shtetasit apo subjektet juridike që për shkak të pandemisë, nuk kanë patur mundësinë të aplikojnë brenda afatit, tashmë u ofrohet edhe një hapësirë e re kohore për të kryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu