Meta: Bashkëpunimi, shembull i shkëlqyer për rajonin

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në drekën e kalimit të Presidencës së Vishegradit, nga Çekia te Polonia.

Duke ndarë një fotografi, kreu i shtetit shkruan, “Kënaqësi të isha dje i ftuar në një drekë pune me rastin e kalimit të Presidencës së Grupit V-4 nga Çekia te Polonia. Përgëzova Ambasadorin e Çekisë për kryesimin me sukses të Grupit përgjatë një viti të vështirë”.

Ai thotë se shprehu besimin për suksesin e kryesisë së re polake në realizimin e objektivave mjaft ambicioze në një periudhe me sfida të mëdha për mbarë Europën. “

Frymëzuese motoja e Presidencës polake: ‘back on track’. Mjaft aktuale për të gjithë.

Falenderova vendet e Grupit V-4 për mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Bashkëpunimi i tyre është shembull i shkëlqyer edhe për rajonin tonë”, shkruan Presidenti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu