Meta-Basha kundër Ramës/ Presidenti dhe lideri i opozitës me një qëndrim për ndryshimet kushtetuese të iniciuara nga PS

0
Gjigandi

Në betejën për ndryshimet kushtetuese u përfshi edhe Ilir Meta President, i cili u rreshtua publikisht ne krah te opozitës jashtëparlamentare.

Kryetari i shtetit thirri ne zyre Lulzim Bashën për ti kërkuar të mos bie pre e provokimeve të socialistëve. Si rrallëherë dyert nuk u mbyllen dhe biseda kishte dëshmitar jo vetëm numrin dy te Partisë Demokratike, por edhe mediat.
Lulzim Basha flet vetëm për shkelje te marrëveshjes nga ana e kundërshtarit politik, por pa dhënë detaje te formës se reagimit.
Kryetari i shtetit kërkoi vetëpërmbajtje nga opozita dhe reflektim nga mazhoranca
Ka kaluar më shumë se një dekadë kur Edi Rama dhe Sali Berisha ndryshuan kushtetutën për zgjedhjet.
Asokohe ilir Meta kryetar LSI u fut ne greve uri, ndërsa sot si President Ilir Meta u përpoq ta binde Edi Ramën me fjale duke I rikujtuar kreut te socialisteve pendesën e tij publike si kryetar opozite për ndryshimet kushtetuese. /Elda Menga/

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu