21 janari/ Gjiknuri: Vrasjet u urdhëruan nga lart; drejtësia e re është treguar e pafuqishme

0
Gjigandi

Partia Socialiste do të dorëzojë sot në SPAK padinë penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin në lidhje me ngjarjen e ndodhur në protestën e 21 janarit, ku u vranë katër protestues në bulevard. Në një dalje për mediat nga selia rozë, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri deklaroi se provat e reja të bëra publike tregojnë se vrasjet u urdhëruan nga lart.

“PS do të depozitojë sot në SPAK padi penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin. Dialogjet e bëra publike tregojnë se vrasjet u urdhëruan nga lart. E kemi drejtuar gishtin te Sali Berisha menjëherë pas ngjarjeve tragjike.

Nuk besoj se ka pasur qytetarët që nuk e kanë kuptuar që porositësit ishin Sali Berisha dhe Lulzim Basha, Drejtësia e kohës zgjodhi të mos e shikonte. Edhe drejtësia e re është treguar e pafuqishme. Prova e re e bërë publike përmban të dhëna mbi fakte të reja që nuk i janë nënshkruar hetimeve të mëparshme. Janë dhënë urdhra për të shtënë me armë zjarri ndaj personave të pafajshëm. Përfshirja e ministrit Lulzim Basha në komunikim me radio rezulton e provuar” – tha Gjiknuri.

Gjiknuri përsëriti atë që është thënë edhe më parë nga kolegët e tij socialistë se vrasjet e 21 janarit nuk janë vrasje nga pakujdesia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu