Meta: Ballkanin duhet ta mbajme te bashkuar drejt Perendimit – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

  BRUKSEL Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka takuar sot sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Nga Brukseli, Kreu i shtetit  theksoi se Shqipëria vijon të luajë rolin e saj në Aleancën Atlantike të Veriut duke kontribuuar për paqen dhe stabilitetin krah vendeve të tjera. Ai u ndal edhe tek baza ushtarake e NATO-së në Kuçovë, për të cilën pohoi se është një vlerë e shtuar për të gjithë rajonin. “Ishte kënaqësi për t’ju takuar dhe për të pasur një shkëmbim idesh në çështje të ndryshme. Në këto dekada NATO është zona më e sigurt e paqes dhe prosperitetit. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO, duke përfshirë luftën kundër terrorizimit. Jemi krenarë për gratë dhe  burrat që shërbejnë për sigurinë. Baza e Kuçovës është një vlerë e shtuar për të gjithë rajonin. Më kujtohet kur firmosa iniciativën e Kartës së Adriatikut, ne jemi krenar që ky proces është i suksesshëm  dhe po vjen duke u zgjeruar.  E drejta e Kosovës për të transformuar forcën e saj në ushtri është një burim sigurie në rajon. Duhet ta mbajmë Ballkanin si një zonë të bashkuar drejt perëndimit”-tha Ilir Meta. Gjithashtu Ilir Meta foli edhe për aspiratat e Shqipërisë në rrugën e saj europiane dhe dëshirën e palëkundër që ka populli shqiptar për t’u bërë pjesë e BE-së. “Ashtu siç e kemi bërë të qartë edhe gjatë takimit që pata dy ditë më parë me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, ne jemi të vendosur në përpjekjet tona për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne jemi një vend anëtar i besueshëm i NATO-së dhe kemi besim për anëtarësim në BE”-theksoi ai. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu