Vizita dyditore në Kosovë/ Rama konferencë për shtyp: Lajm i gëzueshëm është se…

0
Gjigandi

Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Kosovë, Edi Rama dha një konference për shtyp, ku në nisje të fjalës së tij ndau një lajm të mirë.

“Hyrje përfundimisht në funksion të rrjetit të përbashkët elektrik-energjitik midis Shqipërisë dhe Kosovës, falë dhe përfshirjes përfundimisht të Kosovës në tregun e përbashkët energjitik. Është lajm i gëzueshëm për faktin se sa kohë na është dashur të prisnim që kur vumë në lëvizje inventimin e madh dhe pastaj e përfunduam atë, por ishte një sistem llambash me çelës të mbyllur dhe nga sot faktikisht hyn plotësisht në funksion”, u shpreh Rama.
Ju kujtojmë se vizita e Ramës në Kosovë erdhi pas aktakuzave të Prokurorisë së Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu