Mesazhi “Fenomenal”: Më thoshin se s’do të ecja më, por fitova Botërorin

0
Gjigandi

Fenomen në fushë, por edhe jashtë saj. Ronaldo braziliani, një nga më të mirët e historisë së futbollit (për shumë, më i miri), president i Valladolidit në Spanjë, ka shkruar një letër motivuese për tifozët e ekipit të tij lidhur me kapërcimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Mesazhi i “Fenomenit” në këtë periudhë të vështirë është mjaft domethënës, fjalët e përzgjedhura prej tij prekin ndjenjat e tifozëve dhe mbushin me optimizëm zemrat e tyre.

Letra e Ronaldos

“Futbolli më ka mësuar shumë gjëra. Kur pësova dëmtimin më të rëndë në gju, më thoshin se nuk do të kisha ecur kurrë më.

Më dukej sikur më kishin marrë jetën. Ishin momente kur u vunë në provë limitet e mia dhe unë luftova për t’i kaluar.

RonaTyra

Në fund, mbërriti momenti, ndoshta më emblematik i të gjithë karrierës sime, në vitin 2002, në Japoni, në finalen e Botërorit. Shënova dy gola kundër Gjermanisë për vendim tim, ishte sjenjtërimi i kthimit tim.

Jam i sigurt që edhe ti, kur të kthesh kokën pas, do të kujtosh se sa herë je ngritur nga betejat e tua dhe sa herë ke mundur, gjatë jetës tënde, ta bësh të pamundurën të mundur dhe të arrish aty ku je dhe kush je. Jemi bashkë dhe do të dalim edhe më të fortë nga e gjitha kjo.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu