Menjëherë pasi e siguroi inkuadrimin në Superligë, klubi nga Kosova mbetet pa kryesi

0
Gjigandi

Arbëria ka mbetur pa kryesi.

Menjëherë pasi e siguroi inkuadrimin në Superligë, klubi kosovar mbetet pa kryesi, pasi përmes një njoftimi të dielën mbrëma se “Kryesia e KF Arbëria së bashku me donatoret ka marrë vendim që të japin dorëheqje të parevokueshme”.

Arbëria dhe Besa janë skuadrat që kanë hyrë direkt në Superligë pasi gara në ligën e parë përfundoi para kohe.

Njoftimi i plotë i klubit në Facebook:

Pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së KF Arbëria me daten 14.06.2020, ditë e diele ,njoftojmë të gjithë qytetarët e Dobrajes së Madhe se Kryesia e Klubit ka ardhur deri te ky vendim si vijon:

RonaTyra

Se Kryesia e KF Arbëria së bashku me donatoret ka marrë vendim që të japin dorëheqje të parevokueshme nga postet si:
President Z.Jahir Krasniqi, Kryetar Z.Hysni Bytyqi, Drejtor Z.Jakup Bahtiri, Nenkryetar Z.Labinot Gashi, Sekretar Z.Alban Bublica dhe antaret e kryesisë tjerë si: Faton Krasniqi, Besnik Mukulani dhe Ramadan Nuredini.

Arsyeja e dorëheqjes është se pas disa paknaqësive të individeve të fshatit tonë të cilët nuk ja dashtën të miren KF Arbëria dhe vetë fshatit. E kemi parë të arsyeshme që të lirojmë pozitat tona edhe pse kemi arritur të gjitha synimet e planifikuara me dekada të tëra dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet edhe për Superligë por për shkak të këtyre individeve kemi ardhur deri te ky vendim.

Falenderimi për punen dhe angazhimin , sakrificen e bërë për arritjen e të gjitha objektivave është për: Donatoret, Kryesinë, Shtabin teknik, Lojtaret.

Me këtë shkres KF Arbëria i dëshirojmë të gjitha sukseset e mundëshme në të ardhmen.

Kryesia në dorëheqje ka te kryera të gjitha obligimet dhe planifikon që në ditet në vijim të dorëzojë të gjitha dokumentet e nevojshme te Kryesia e Fshatit!

Me respekt: Kryesia e klubit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu