Mëngjes i shëndetshëm dhe i shijshëm për shëndetin dhe muskujt tuaj

0
Gjigandi

Gatuani kafjallin i cili është më i shijshëm se të gjithë të tjerët që i keni provuar deri tani

Përbërësit:

▪ 3 filxhanë drithëra tërshëre,
▪ ½ filxhani bademe të pjekura (pa kripë),
▪ 3 lugë fara liri,
▪ 1 lugë e vogël kanellë,
▪ 1 filxhan kokrra të mbira gruri,
▪ 3 lugë mjaltë,
▪ 1 filxhan ujë,
▪ 3 lugë belush të thatë,
▪ 3 lugë hurma të grira,
▪ 2 lugë rrush të thatë.

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 170 gradë. Në një tepsi të madhe përzieni të gjithë përbërësit, përveç belushit, hurmave dhe rrushit të thatë dhe qitni në tepsi duke i shpërndarë në mënyrë të barabitë.

RonaTyra

Piqni 90 minuta, duke i përzier çdo 15 minuta gjithnjë derisa përbërja të marrë ngjyrë të kafenjtë dhe të bëhet kërcëlluese.

Nëse pas 90 minutave nuk është bërë kërcëlluese, piqeni edhe 15 minuta duke e përzier rregullisht.

Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet.

Shtoni belushin, hurmat dhe rrushin e thatë dhe përzieni mirë.

Ju bëftë mirë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu