Mendoi se flinin, mamaja gjen trinjaket komplet lyer me krem – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Vogëlushët argëtohen ndërsa shpina e mamit është e kthyer dhe ka shumë pastrim dhe punë për të bërë në shtëpi. Ky është momenti gazmor kur një nënë zbuloi vogëlushet e saj që kishin vendosur të dekoronin veten dhe dhomën e gjumit me një krem kundra ekzemës. Ato ishin kallajisur të treja dhe njëkohësisht edhe kishin lyer edhe muret dhe divanin në shtëpi. Lyndsey Birrell Palmer, 35 vjeç, ishte duke menduar se trinjaket e saj dy vjeçare, Indi, Ella dhe Lexi ishin duke bërë një sy gjumë, deri kur dëgjoi që po lëviznin në dhomën e tyre. Ajo mbeti pa fjalë kur hapi derën e dhomës dhe gjeti tre vajzat e lyera me krem anë e mbanë duar, flokë dhe fytyrë. Ajo bëri foto dhe i ndahu plot humor me miqtë në rrjetet sociale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu