Ish-prokurori: Si me pengoi shteti ne hetimin e zhdukjes se Remzi Hoxhes – Lajmi i Fundit

0
24

Ish – presidenti Sali Berisha, është akuzuar nga familja e Remzi Hoxhës si urdhëruesi i zhdukjes së biznesmenit Djali i tij Ardiani e lidh këtë akuzë me takimet e përfolura Berisha-Milloshëviç-Gligorov, dhe Gazidede-Arkan. “Si duket Berisha dhe Gazidede kanë menduar që babi im është ndonjë person që i ka përcjellë se çfarë po bëjnë nga aktivitetin e tyre, dhe i ka ndjekur”, flet për Top Story Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës. “Kërkonim informacion por në gjithë institucionet ishte e pamundur me çarë, ne skishim asnjë përkrahje në kuptimin mjete ndihmëse, thjesht si prokuror bëja shkresa, shko kërko një dokument: skam, përgjigjet ishin negative Skanë dhënë asnjë informacion, dmth nuk kemi dijeni, të gjitha strukturat e shtetit, nuk kemi dijeni”, tregon Brahim Lahi, ish – prokuror i çështjes. Prova deçizive që kishin prokurorët aso kohe ishte targa TR 2449 C, e mjetit Fiat Tipo me të cilin u rrëmbye Remziu. Komisariati numër 3 dhe prokuroria çuan disa kërkesa për vërtetimin e targës nga Drejtoria Rrugore, por asnjëherë nuk morën përgjigje. Madje, ditën e ngjarjes, shoferi Shpëtim Pasholli ishte urdhëruar ti hiqte targat mjetit “Fiat Tipo”. Në këto kushte, dosja u arkivua. Hetimet rinisën në 22 Janar të vitit 1996. “Ne kërkuam atëherë se kujt i përket kjo targë, shërbimi rrugor thonte që nuk është i regjistruar, ndërsa na erdhi një konfirmim pastaj që kjo targë është blerë nga SHIK-u dhe ishte fatura e blerjes që kishte paguar SHIK”, tregon Brahim Lahi, ish – prokuror i çështjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu