Covid-19/ OBSH e pranon: Ka prova për përhapjen nga ajri

0
Gjigandi

Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi të martën se kishte prova të reja për transmetimin nga ajri të koronavirusit të ri pasi një grup shkencëtarësh ndërkombëtar tha se virusi mund të përhapej edhe përtej dy metrave.

Benedetta Allegranzi, eksperte e OBSH, tha: “Ne pranojmë se po dalin prova të reja në këtë drejtim ndaj besojmë se duhet të jemi të hapur ndaj këtyre provave dhe të kuptojmë pasojat”- tha Allegranzi.
Një grup prej 239 shkencëtarësh i kërkuan OBSH të njihte faktin se koronavirusi shpërndahet nga ajri e për këtë arsye të bëjë rekomandime më të rrepta me qëllim vënien nën kontroll të virusit. Sipas tyre, OBSH-ja po mbetej pas në raport me shkencën. Organizata sidoqoftë thotë se do të punojë tani edhe në këtë drejtim.
Sipas saj, rreth 400 mijë raste të reja të Covid-19 u raportuan në fundjavë dhe pandemia e koronavirusit nuk po tregon asnjë shenjë dobësimi. Sipas shefit të OBSH, pandemia po përshpejtohet dhe bota nuk ka mbërritur ende në kulmin e saj.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu