Mehmeti godet: 80 për qind veç për interesa të veta e kanë shfrytëzuar Drenicën

0
Gjigandi

Ish futbollisti Kastriot Mehmeti shprehet kritikë për klubin Drenica nga Skenderaj, sidomos për ta që po e udhëheqin. 
“Paramendo klubi ynë i dashur Drenica që 20 vite në Superligë dhe asnjë trofe të fituar dhe vetëm 1 herë në finale.

As edhe njëherë s’jemi kanë të gatshëm me qenë pretendent për titull me këtë klubin tonë të zemrës, 80% veç për interesa të veta e ka shfrytëzuar klubin kuq e zi, që besa shembulli më i keq dhe më i mjerueshëm është largimi ose mosmarrëveshja me kapitenin Sami Geci, i cili u kanë shembulli më i mirë për një futbollist.

Për këtë në qytetin tonë dikush duhet me dhënë përgjegjësi.

Duhet mu çu i madh e i vogël e krejt qyteti dhe krejt tifozët e mi largu krejt ata që deri sot e kanë hangër klubin, na dojmë trofe e jo pallavra e fjalë, jemi mbet që 20 vite t’u u krenu që jemi Superligë.

Duhet njëherë e përgjithmonë mi dhanë fund këtyre njerëzve,  Forzza Drenica”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu