Mediat ndërkombëtare: Ndahet nga jeta agjenti i yjeve, Mino Raiola. Mjeku: Është në gjendje kritike!

0
Mediat ndërkombëtare: Ndahet nga jeta agjenti i yjeve, Mino Raiola. Mjeku: Është në gjendje kritike!
Gjigandi

Përditësuar

Menaxheri i njohur i yjeve të mëdhenj të futbollit, Mino Raiola, thuhet se është ndarë nga jeta këtë të enjte, 28 prill, në moshën 54-vjeçare. Ky raportim është bërë sot në mediat italiane dhe më gjerë.

Por në një përditësim pas dreke, mediat italiane cituan Alberto Zangrillo, kreu i Njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të spitalit “San Raffaele” në Milano, të ketë deklaruar se Raiola është në gjendje kritike për jetën.

Përfaqësuesi i lojtarëve si Ibrahimovic, Pogba, Donnarumma, Haaland etj., i ishte nënshtruar një operacioni janarin e kaluar në spitalin “San Rafaelo” të Milanos.

“Gazzetta dello Sport” raportoi në atë kohë se agjenti do të duhej të ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm të mjekëve.

RonaTyra

I lindur në Itali në vitin 1967, Mino Raiola cilësohet si një nga agjentët më të rëndësishëm në skenën aktuale të futbollit, duke u praktikuar si i tillë që nga fundi i viteve 1980.

Ndër klientët e tij spikatin emra si Bergkamp, ​​Robinho, Balotelli, De Ligt, Donnarumma, Moise Kean.

Menaxheri italian emigroi që fëmijë në Holandë, ku u rrit dhe luajti për të rinjtë e HFC Haarlem. Raiola u bë i njohur në negociatat për nënshkrimin e sulmuesit të ri holandez të atëhershëm, Dennis Bergkamp, ​​me Interin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu