Mediat amerikane: Dep. i Drejtësisë çështje penale mbi origjinën e hetimeve mbi Rusinë

0
Gjigandi

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim penal që lidhet me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, por në një kënd tjetër. Ai po shqyrton origjinën e hetimit që zhvilloi ish-Prokurori i Posaçëm Robert Mueller dhe stafi i tij. Fillimisht Departamenti i Drejtësisë e nisi procesin si një shqyrtim administrativ të mënyrës se si nisën hetimet mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje, por tashmë ai është shdërruar në një hetim penal.

Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta New York Times të enjten, duke iu referuar dy burimeve. Kjo lëvizje e re i jep mundësinë prokurorit që po drejton hetimin të kërkojë zyrtarisht dokumente si dhe të mbledhë një juri të madhe. Deri tani nuk dihet ende nëse kjo juri është mbledhur.

Hetimi penal po drejtohet nga John Durham, Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Konektikat.

Në përfundimet e bëra publike në fillim të këtij viti nga ish-Prokurori i Posaçëm Robert Mueller lidhur me ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhje thuhej se nuk kishte prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse Presidenti Donald Trump apo zyrtarë të fushatës së tij kishin komplotuar me Moskën.

Por në raportin e zotit Mueller thuhej gjithashtu se ai nuk mund të shfajësonte presidentin nga akuzat për pengim të drejtësisë, duke ia kthyer çështjen për shqyrtim Prokurorit të Përgjithshëm William Barr.

RonaTyra

Zoti Barr tha se nuk mundi të gjejë asnjë provë për pengim të drejtësisë nga ana e Presidentit. Ky i fundit e ka cilësuar vazhdimisht hetimin e udhëhequr nga zoti Mueller si një “gjueti shtrigash”./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu