Më shumë se 35 mijë të vdekur nga Covid-19, Meksika kalon Italinë me numrin e viktimave

0
Gjigandi

Më shumë se 35 mijë persona kanë vdekur nga Covid-19 në Meksikë. Shteti amerikano-latin ka tani numër më të lartë vdekjesh sesa Italia, një ndër vendet më të goditura në fillim të pandemisë.

Por pavarsisht shifrave, presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador tha të dielën se pandemia po e humbiste forcën dhe intensivitetin e saj, duke fajsuar mediat konservatore për shkaktimin paniku dhe dhënie alarmi.
Meksika, gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 276 të vdekur dhe 4 mijë e 482 raste të reja duke e çuar në total numrin e të infektuarve në pothuajse 300 mijë.
Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në mbarë botën. Pas SHBA-së renditen Brazili dhe Mbretëria e Bashkuar.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu