Vritet gazetari i njohur pakistanez në Kenia

0
Gjigandi

Gazetari pakistanez, Arshad Sharif është qëlluar për vdekje në Kenia. Sipas hetimeve paraprake, policia tha se efektivët e qëlluan gabimisht ndërsa ai po udhëtonte me një makinë.

Sharif ishte një kritik i ushtrisë pakistaneze, si dhe një mbështetës i zëshëm i kryeministrit të larguar Imran Khan.

Kryetarja e Ipoa, Ann Makori, u tha gazetarëve se ekipi do të hetojë vrasjen e dyshuar policore të një shtetasi pakistanez.

Pretendohet se oficerët menduan se makina ishte e vjedhur, përë këtë arsye kanë qëlluar ndaj Sharif, i cili nuk i ndaloi një postblloku të policisë.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif shkroi në Tëitter se ishte “thellësisht i pikëlluar nga lajmi tronditës i vdekjes tragjike të gazetarit Arshad Sharif”.

Ministri i informacionit Marriyum Aurangzeb paralajmëroi njerëzit që të mos spekulonin rreth rrethanave të vdekjes. Në një mesazh të shkurtër në Tëitter, gruaja e Sharifit, Javeria Siddique shkroi se “humba një mik, bashkëshort dhe gazetarin tim të preferuar”.

Duke bërë thirrje për një “hetim të duhur gjyqësor”, ish-kryeministri Khan tha se ishte “i tronditur nga vrasja e tij”, duke shtuar se ai “pagoi çmimin përfundimtar për të thënë të vërtetën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu