‘Më morën lekët e qirasë dhe peshoren që shes lakra’, e moshuara mes lotësh

0
Gjigandi

E moshuara në Gjirokastër që ra pre e grabitjes mëngjesin e sotëm ka treguar për ABC Neës se si ndodhi ngjarja.

Ajo thotë se përveç parave të qirasë grabitësit i kanë marrë edhe peshoren me të cilën peshonte lakrat në treg. Më pas ajo shton se një prej grabitësve ka tentuar ta kapë për fyti që të mos bërtasë.

“187 mijë lekë edhe peshoren që punoj te tregu, shes lakra. Kishte marrë lekët dhe erdhi te dollapi dhe më hodhi, më zuri në fyt fort.

Unë e shtyva pandeha se ishte burri. Sa u ngrit ky iku. Mora policinë në telefon. Na treguan një fytyrë atje por nuk e njohim. Na mori lekët e qirasë, do dalim në xhade. Ku të shkojmë ne. Policia erdhi shpejt. Unë jam për në spital tani”, tregon e moshuara mes lotësh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu