Me maskë dhe të armatosur rëndë, dalin pamjet e grabitjes së bankës në Shkodër

0
Me maskë dhe të armatosur rëndë, dalin pamjet e grabitjes së bankës në Shkodër
Gjigandi

Janë shfaqur pamjet e grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Koplik (Shkodër) rreth 3 javë më parë. 3 personat e maskuar dhe me armë kanë arritur të kryejnë grabitjen brenda 120 sekondave.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës finalizoi me sukses operacionin “Syri i Sheganit” gjatë së cilit u arrestuan autorët e grabitjes. Policia ka bërë të mundur vënien në pranga të tre autorëve të saj Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj të Malësisë së Madhe.

Të tre personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 9 maj, nën kërcënimin e armës, hynë në degën e BKT-së, në Koplik ku morën një sasi të konsiderueshme parash. Më pas, ata u larguan me një mjet  “Golf 3”, pa targa, të cilën e dogjën tek “Rrethrrotullimi i Bajzës”.

Më pas, grabitës kërcënuan një shtetas në rrugë dhe i morën makinën për t’u larguar drejt fshatit Shegan ku hodhën dhe armët në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”.

RonaTyra

Deri tani, palombarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretisht një armë zjarri kallashnikov.

Gjatë operacionit, nga kontrolli i banesave të të arrestuarve u gjetën dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë dhe 9 kilogramë kanabis./A2 CNN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu