Ja çfarë ndodh me motin në orët në vijim – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Përgjatë ditës së sotme vendi ynë është ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike me motin i cili ka qenë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, përsa i përket temperaturave në vlerat e mesditës ato arritën nga 23 gradë celsius në relievet malore deri dhe në 28 gradë celsius në zonat e ulta dhe ato bregdetare.

Por gradualisht me kalimin e orëve (kryesisht orët e vona të mbrëmjes) pritet përkeqësim i motit me shtim vranësirash mesatare dhe të dendura.
Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të ditës së Enjte vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Reshjet me intensitet mesatar do të prekin zonën e veriut dhe atë të qendrës ndërsa zona e jugut do të ketë reshje shiu të dobëta.
Për nesër vendi ynë do të ndikohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.
Aktiviteti i reshjeve do të jetë kryesisht deri në orët e pasdites më pas do të mbeten të izoluara dhe lokale.
Temperaturat në vlerat minimale pritet të kapin vlerat nga 11 deri në 18 gradë celsius ndërsa ato në vlerat e mesditës 19 deri në 28 gradë celsius.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu