Me 24 refugjatë në furgon, arrestohet i riu nga Tirana – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një i ri nga Tirana është arrestuar pasi po transportonte me një furgon 24 emigrantë nga vendet e lindjes drejt vendeve të BE-së. I arrestuari në kuadër të operacionit “Memëlishti” është E. D. 26 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë 26 vjeçari u kap nga patrulla e policisë pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës 24 emigrantë.

Pas arrestimit, i riu nga Tirana është marrë në pyetje për të zbuluar rrjetin për të vendosur para ligjit të gjithë personat e implikuar.
Emigrantët nga vendet e lindjes që janë në konflikt pas zbarkimit në Greqi nga Turqia, kalojnë në vendin tonë që e përdorin si trampolinë për në vendet e BE-së.
Prej disa muajsh kufiri shqiptar është blinduar nga FRONTEX.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu