Matuidi: Duhet të jesh shumë i fortë mendërisht për ta mposhtur koronavirusin

0
Gjigandi

Ylli i Juventusit, Blaise Matuidi ka folur për përvojën e tij me Covid-19, duke pranuar se ai duroi një betejë tejet të ashpër mendore.

Francezi ishte një nga tre lojtarët e Juve të infektuar me koronavirusin, bashkë me shokët e skuadrës Daniele Rugani dhe Paulo Dybala.

Matuidi ka zbuluar se ky virus kishte një ndikim të madh në jetën e tij.

‘Sinqerisht, është e vështirë. Kur testova pozitiv, unë as nuk mund të dilja për të bërë pazar. Kjo më çmendte. Ju gjithmonë përpiqeni të siguroheni që njerëzit nuk janë shumë afër, ju duhet të jeni të fortë mendërisht’, tha fillimisht Matuidi.

‘Nuk kisha simptoma, por sapo dëgjova lajmet, isha i tronditur. Unë isha në panik total, kisha frikë për familjen dhe miqtë e mi. Ishte e vështirë për ta. Nuk është kohë e mirë, me të vërtetë duam që kjo të përfundojë sa më shpejt. Unë pyes veten se çfarë do të ndodhë me futbollin dhe jetën e përditshme’, përfundoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu