Martens: Përgatisim diçka speciale ndaj Barcelonës

0
Gjigandi

Dries Mertens në mediat italiane ka foluar për sfidën e ardhshme ndaj Barcelonës, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Ne zhvilluam një lojë të shkëlqyeshme në ndeshjen e parë. Në sfidën e kthimit, gjithçka do të jetë më e ndërlikuar. Barazimi 1-1 në “San Paolo” na detyron të shënojmë në “Camp Nou”. Pa shënuar gol, ne do të eliminohemi. Po përgatitemi për diçka të madhe ndaj Barcelonës”.

Martens drejtoi edhe fjalë miradie për dy trajnerët.

“Gatuso është një trajner me të vërtetë i mirë. Unë mendoj se është njeriu i përsosur për Napolin tani, sepse po u jep lojtarëve të rinj shumë mundësi. Ai mund të jetë një trajner i shkëlqyeshëm edhe për të ardhmen. Ka fituar shumë si futbollist dhe e di se çfarë duhet për të pasur sukses. Këtë e perceptuam edhe me Ançelotin, sepse ka fituar po ashtu shumë. Ai u përpoq ta përcillte këtë mentalitet edhe te lojtarët,” tha mes tjerash Martens.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu