Klubi nga Sanxhaku që po e dridh futbollin e Serbisë

0
17
Gjigandi

Disa media serbe raportojnë se klubi i futbollit nga Sanxhaku, Novi Pazari, ka telashe me futbollistët e infektuar nga virusi korona. Kjo po dridh futbollin e Serbisë.

“Edhe dy raste të infeksionit të lojtarëve të Novi Pazarit! Gjithsej tre janë në spital!”, shkruan “Kurir”. 

Javën e kaluar, opinioni në Serbi u informua se kemi lojtarin e parë të futbollit me virus korona. Ky lojtar nga Novi Pazar i është nënshtruar izolimit dhe trajtimit, ndërsa sot kemi më shumë lajme të këqija. Dy futbollistë të tjerë nga Novi Pazar janë pozitiv me  Covid-19, treguan testet.

Emrat e të tre futbollistëve mbahen sekret, dhe të gjithë lojtarët e tjerë të Novi Pazar dhe anëtarët e stafit profesional janë në izolim. Nuk ka stërvitje dhe pyetja është nëse skuadra e Novi Pazar do të vazhdojë të garojë në Ligën e Parë të Serbisë”, shkruan ky medium.

Novi Pazari popullohet pothuajse me 95 për qind të banorëve me prejardhje shqiptare.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu