Marrëveshja për pensionet me Italinë, Xhaçka: Arrihet marrëveshja, shqiptarëve do t’i njihet periudha e punës

0
Gjigandi

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhaçka bën me dije se kjo marrëveshje është finalizuar dhe më në fund shqiptarët që jetojnë në Itali do t’ju njihet tashmë periudha e punës dhe do të përfitojnë pensionin.

Postimi i plotë:

🟢 Një lajm fantastik pas shumë e shumë vite pritje e pune e këmbëngulje!

👉 Shqipëria 🇦🇱 dhe Italia 🇮🇹 arritën marrëveshjen teknike për pensionet nga e cila pas ratifikimit do të përfitojnë të gjithë bashkëkombësit tanë në Itali që prej kaq kohësh kanë kërkuar, punuar e lobuar për të fituar këtë të drejtë legjitime!

RonaTyra

Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me kaq ngulm për të realizuar këtë marrëveshje të vështirë! Mirënjohje për Qeverinë Italiane, Kryeministrin Draghi e ministrat Orlando e Di Maio për rolin e tyre vendimtar në gjetjen e një zgjidhje. E padyshim një falënderim edhe për kolegët  e MFE e posaçërisht për Kryeministrin Rama i cili e ka ndjekur këtë proces hap pas hapi duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm që shqiptarët që punojnë e jetojnë në Itali të gëzojnë këtë të drejtë që ju takon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu